Ministria e Infrastrukturës, në prill të këtij viti ka marrë vendim për zgjerimin e rrugës në Veternik duke e bërë atë me 4 korsi.
Kjo do të jetë njëherësh, rruga e parë në Kosovë që do të ketë 4 korsi në dy drejtimet.
Ky segment rrugor do të zgjerohet në të dy anët e rrugës me nga dy korsi të reja, me gjerësi prej 3.5 metrash për secilën korsi.
Gjithashtu në të dy anët e rrugës do të ketë trotuare, ndriçim, si dhe shteg për biçiklistët.
Mirëpo pavarësisht këtyre kushteve që do të krijohen, Ministria nuk ka paraparë ndonjë mundësi për qarkullim të këmbësorëve në këtë pjesë të rrugës.
Zyrtarë për Informin nga kjo ministri i kanë thënë Arbresh.info në një përgjigje të shkurtër se nuk do të ketë as nënkalime e as mbikalime.
“Nuk ka të paraparë nën ose mbikalim për këmbësor”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Ky projekt është paraparë të realizohet me 2 llote. Lloti 1 do të jetë drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i majtë i rrugës, i cili sipas kontratës parashihet të përfundojë brenda 150 ditësh pune, kostoja e të cilit do të jetë rreth 1.5 milion euro.
Ndërsa lloti 2 është drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i djathtë i rrugës kostoja e të cilit do të jetë 1.3 milion euro, ndërsa punimet pritët të përfundojnë për 110 ditë pune.
Kjo rrugë pritet ta lidhë edhe Prishtinën me Prishtinën e re./Arbresh.info.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...