Rrjeti i Shitësve me Pakicë shpreh shqetësimin lidhur me vendimet e disa kuvendeve komunale për ndalimin e veprimtarisë afariste në ditën e diel.
Ky rrjet, me anë të një njoftimi thotë se ndërhyrja në aktivitetet e subjekteve afariste konstituon me kufizim të konkurrencës së lirë në ekonominë e tregut.
“Vendimi për ndalimin e veprimtarive afariste ditëve të diela do të vështirësojë operimet e subjekteve afariste duke ndikuar drejtpërsëdrejti në uljen e normave të punësimit në komuna. Në bazë të dhënave të derivuara nga bizneset operuese në sektorin e shitjeve me pakicë rezulton se bizneset do të jenë të detyruara të shkurtojnë numrin e punëtorëve me rreth 20 për qind. Rrjeti i Shitësve me Pakicë konsideron mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve jetike në zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa garantimi i këtyre të drejtave duhet të bëhet përmes dispozitave ligjore të cilat rregullojnë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës duke mos ndikuar në operimet e subjekteve afariste. Vendimi për ndalimin e veprimtarive afariste ditëve të diela, padyshim që do të ketë ndikime edhe në zvogëlimin e të ardhurave nga shitjet, që parashihet në një normë prej 8 për qind të qarkullimit, e që pamundëson zgjerimin dhe zhvillimin e sektorit të shitjeve me pakicë. Për më tepër, vendim i tillë në komuna të caktuara do të ketë efekte në rritjen e in formalitetit si rrjedhojë e mungesës së kapaciteteve për inspektim”, thuhet në njoftim.
Rrjedhimisht, Rrjeti i Shitësve me Pakicë konsideron se çdo efekt pozitiv i gjeneruar nga një politikë e tillë do të mbipeshohet nga ndikimet negative që do të kishte në ekonominë e vendit.
Në fund, ky rrjet kërkon nga Asociacioni i Komunave që në koordinim me komunat përkatëse të rikonsiderojnë me kujdes iniciativën për ndalimin e veprimtarive afariste për objekte tregtare ditëve të diela duke marrë parasysh ndikimet negative që kjo politikë do të gjenerojë në në uljen e normave të punësimit, rritjen e informalitetit dhe në përkeqësim të ambientit të të bërit biznes.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...