Me qëllim të përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike, KEDS-i ka bërë investime të rëndësishme në zonën afër varrezave në qytetin e Vushtrrisë, ku është ndërruar komplet rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike, duke i zëvendësuar shtyllat e drurit me shtylla betoni dhe rrjet kabllor.
Nga ky investim kanë përfituar 300 konsumatorë, për të cilët KEDS-i ka vendosur edhe një trafo të re, pasi që ajo ekzistuese ka qenë shumë e ngarkuar.
Janë vendosur 168 shtylla betoni , 21.200 metra kabllo të tensionit të mesëm 10kV dhe tensionit të ulët 0.4kV si dhe mbi 500 metra kanal kabllovik.
“Kemi qenë në rrezik, sepse banderat janë kanë kah na rrëzohen nëpër shpija. E tash gjendja ka ndryshu shumë për të mirë. Edhe rrymën e kena ma të fortë. Përpara u kanë e ligë sepse krejt në një trafo, sidomos dimrit kena pas shumë probleme sepse nuk na punojshin aparatet e amvisërisë”, thotë qytetari Muharrem Pllana për portalin Veriu.info.
Ndërkaq, Inxhinieri përgjegjës i KEDS-it Besnik Ferati, tregon se pas këtij investimi është evituar rreziku permanent për konsumatorët e asaj pjesë të Vushtrrisë.
“Ky projekt i realizuar ka përfshirë ndërrimin e shtyllave të drurit me shtylla të betonit, ku së bashku me shtyllat është ndërruar edhe përçuesi ajror, i cili është kthyer në rrjet kabllor. Trafo ekzistuese ka qenë e tejngarkuar dhe tani kemi vendosur edhe një trafo të re, e cila e ka bërë ndarjen e konsumatorëve, gjegjësisht shpërndarjen e ngarkesave”, tregon Ferati për portalin Veriu.info.
Inxhinieri Ferati, i cili është menaxher i këtij projekti, bënë të ditur se tani konsumatorët kanë tension standard të energjisë elektrike, sipas kushteve të parapara me rregullat në fuqi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...