Rritje pagash në sektorin publik nga janari i 2018’tës

09:00 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Buxhetin për vitin 2018 i cili sipas ministrit të Financave, Bedri Hamza do të jetë 2 miliardë e 82 milionë euro.

Hamza ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Qeverisë se në vitin 2018 do të ketë rritje të pagave në sektorin publik, shkruan arbresh.info.

“Ky buxhet parasheh rritje të pagave për të gjithë sektorin publik nga janari i vitit 2018 dhe vende të reja të punës për institucionet e reja”, është shprehur Hamza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme