Rritja ekonomike në vitin 2018, 4,6 për qind

12:00 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Komisioni për Buxhet dhe Financa është duke mbajtur mbledhjen e radhës ku në rend dite është shqyrtimi në parim i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa Lumir Abdixhiku tha se projektligji është proceduar për në Kuvend. Të hyrat e rregullta buxhetore janë 1 miliardë e 829 milionë euro.

Bedri Hamza ministër i Financave prezantoi draft buxhetin për vitin 2018 ku tha se gjatë muajit shtator dhe tetor janë zhvilluar konsultime për tu siguruar që ky draft buxhet të reflekton prioritetet e qeverisë.

Ai tha se për vitin 2018 rritja ekonomike të jetë 4.6 përqind në terma real ndërsa 6 përqind në tema nominale.

“Për vitin 2018 Banka Botërore duket të jetë më optimiste se pritjet tona për rritje ekonomike. Sa i përket çmimeve për vitin 2018 pritët të jetë një stabilitet ku inflacioni pritet të jetë rreth 1 përqind”, ka thënë ai.

Hamza ka thënë se projeksionet mbi të hyrat janë të ndërtuara mbi bazën e gjithmbarshme ekonomike.

“Për vitin 2018 të hyrat e mbledhura nga Dogana  planifikohen të jenë 1 miliardë e 875 milionë euro ndërsa nga Administrata Tatimore e Kosovës 446 milionë euro”, ka thënë ai.

Hamza ka folur edhe rreth shpenzimeve për paga dhe mëditje që parashihen në këtë buxhet.

“Shpenzime për paga dhe mëditje 589 milionë euro, dhe ky buxhet parasheh rritje të pagave në sektorin publik nga janari i vitit 2018. Shpenzimet për mallra dhe shërbime 264 milionë euro, shpenzimet kapitale për vitin 2018 kanë shënuar rritje në 10.8 përqind”, ka thënë ai.

Sipas tij trajtimi i ujërave të zeza do të jetë prioritet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme