Google ADS

Rritja ekonomike e bazuar në borxhe dhe në dërgesat e diasporës

05:40 | 30 Mars 2015
Arbresh.info

Në vitin 2014 ka pasur rënie drastike të investimeve të huaja, të investimeve publike dhe thellim të deficitit tregtar.

Të gjitha këto kanë ndikuar që rritja ekonomike të jetë më e ulët se ajo që ishte planifikuar në fillim të vitit, shkruan sot KD. Rritja ekonomike prej 3 për qind është arritur falë rritjes së konsumit.

Rritja e kredive konsumuese gjatë vitit 2014 ka qenë një nga faktorët që ka pasur ndikimin më të madh në rritjen ekonomike të vitit 2014. Në rritjen e konsumit kanë ndikuar edhe rritja e pagave që kishte ndodhur para zgjedhjeve të 8 qershorit, si dhe rritja e dërgesave nga jashtë – remitencat.

Ky është përshkrimi i performancës makroekonomike për vitit 2014, që i ka bërë Banka Qendrore e Kosovës.

“Investimet publike në vitin 2014 kanë shënuar rënie prej 22.3 për qind, ndërkohë që edhe investimet e huaja direkte (IHD) deri në shtator kanë shënuar rënie për 44.7 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësim tremujor të ekonomisë, për tremujorin e fundit të vitit 2014.

Në raportin e BQK-së thuhet se rritja e kreditimit ka qenë njëri nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e konsumit, përkatësisht në rritjen ekonomike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme