Pas dy vjetësh, Elmije Hyseni nga Prishtina kishte vendosur që të mbyllë biznesin e saj.
Ajo ishte pronare e lokalit “Bizhuteria”, por, që siç thotë ajo çmimi i arkave fiskale të shtrenjta dhe mospërballimi i qirasë ka shtyrë atë që të vijë deri te mbyllja e biznesit.
Ajo tregon për “Zërin” se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga institucionet si përkrahje të biznesit.
“Jam marrë me shitjen e bizhuterive, por u detyrova ta mbyll se çmimet e arkave fiskale kanë qenë shumë të shtrenjta, qysh në fillim më është dashur vetëm ta blej aparatin e arkave fiskale 700 euro, pastaj edhe çmimin e qirasë nuk munda ta përballoj. Kohëve të fundit kam pas edhe probleme me shëndetin dhe këto janë tri arsyet pse edhe përfundimisht me letra e mbylla biznesin”, ka thënë ajo.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, gjatë periudhës janar-nëntor janë shuar rreth 1 mijë e 838 biznese, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet një rritje e shuarjes së bizneseve.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...