Uji në Liqenin e Badovcit ka mbërritur nivelin maksimal, ndërsa kjo pritet të zvogëlojë reduktimet e ujit të pijes për ata që furnizohen prej tij.
Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” tregon se vetëm edhe dy herë të tjera ky liqen kishte mbërritur këtë nivel, raporton kallxo.com
“Liqeni i Badovcit ka arritur kuotën maksimale. Kjo është një e mirë pasi që furnizimi me ujë për qytetarët do të jetë në nivel. Që nga vitet e shtatëdhjeta është hera e tretë që ky liqen arrin kuotën maksimale, “ thotë zëdhënësja Mjeku.
Ajo bën me dije se reduktimet e ujit të pijes do të jenë shumë më të shkurtra.
“Ne do të punojmë me kapacitete maksimale në stinën e verës dhe kjo siguron ujë të mjaftueshëm për të gjithë qytetarët në zonën e shërbimit, pra për 40 për qind që furnizohen direkt nga liqeni i Badovcit. Mirëpo normalisht reduktimet do të jenë prezente, por ato do të jenë minimale që realisht edhe konsumatori të mos i vërejë shumë,” shprehet Mjeku./arbresh.info/
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...