Rriten thirrjet e qytetarëve në Doganë për ta lajmëruar kontrabandën

15:54 | 5 Prill 2016
Arbresh.info

Dogana e Kosovës ka arritur të rrit besimin e qytetarëve pasi që çdo ditë jemi duke pranuar më shumë thirrje telefonike.

Raporti tremujor i thirrjeve telefonike për të lajmëruar kontrabandë, korrupsionin dhe evazionin fiskal tregon se ka rritje evidente në thirrjet nga ana e qytetarëve.  Dogana e Kosovës kthen besimi e  qytetarëve duke ngritur performacën dhe inkasimin e të hyrave, deri më sot kemi mbledhur 220,3 milion euro që paraqet 25% më shumë se viti i kaluar që kishte 176,1 milion euro. Në vijim tabela e lajmërimit të rasteve.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt, njofton Zyra për Informim e Doganës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme