Të ardhurat nga eksporti i produkteve bujqësore dhe blegtorale, për gjysmën e parë të vitit, rezultojnë në vlerën e 12.5 miliardë lekëve nga 9.8 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2015 në Shqipëri.
Duke iu referuar shifrave, rezulton se gjashtëmujori i parë i 2016 ka realizuar 2.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sipas statistikave zyrtare, të bëra publike nga Ministria e Bujqësisë në Shqipëri, eksportet e prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese në vend, shënuan një rritje me 28% , krahasuar me një vit më parë.
Blegtoria ka shënuar rritje 58%, krahasuar me vitin 2015, ndërsa vlera në para e siguruar për këtë periudhë është 2.2 miliardë lekë. Sa i përket eksportit të prodhimet bujqësore, ato janë 27% më shumë krahasuar me 2015, ndërsa të ardhurat në lekë janë 5.6 miliardë lekë.
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...