Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci realizoi një vizitë tek biznesi i fermerit Ekrem Rrahmani në fshatin Tenezhdoll të komunës së Prishtinës, i cili e ka lënë Gjermaninë dhe është kthyer në Kosovë ku edhe po merret me kultivimin e mjedrës komerciale.
Ministri Faton Peci duke parë nga afër frytet e punës së tij, e përgëzoi Rrahmanin për punën dhe angazhimin, ndërsa tha se kultura e mjedrës është me potencial të madh në Kosovë dhe se MBPZhR-ja e ka në fokus të veçantë.
“Këtë vit, përmes Programit të Pagësave Direkte 2022 e kemi rritur përkrahjen për subvencionimin e mjedrës për kilogram nga 0.12 Euro sa ishte vitin e kaluar, në 0.15 Euro”, tha Ministri Peci.
Ai shtoi gjithashtu se të gjithë bujqit këtë vit do të përfitojnë subvencionimin e naftës në vlerë prej 0.36 Euro varësisht nga hektarët që posedojnë me një kulturë të caktuar bujqësore dhe që vlera totale e buxhetuar për këtë kategori është 5 milionë Euro.
Aktualisht, Ekrem Rrahmani kultivon kulturën e mjedrës në një sipërfaqe prej 5 hektarësh për të cilat i ka të angazhuar 4 punëtorë të rregullt, ndërsa gjatë sezonës angazhon edhe 30 punëtorë tjerë. Frytet e kësaj pune të palodhshme të Ekrem Rrahmani janë të destinuara kryesisht për eksport./arbresh.info/
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...