Çmimi i konsumit në Shqipëri në muajin janar është rritur me 1.5 për qind krahasuar me muajin dhjetori 2019, por gjithsesi me një ritëm më të ulët se e njëjta periudhë e vitit të shkuar, sipas INSTAT peshën kryesore e zënë çmimet e ushqimeve dhe pijeve alkoolike e ndjekur nga qiratë, uji, lëndët djegëse dhe energjia elektrike.
Sa i përket transportit dhe mobilerisë situata duket e pandryshuar.
Madje sipas të dhënave zyrtare, shqiptarët kanë ulur shpenzimet në hotele dhe restorante, duke bërë që edhe çmimet të kenë një ndryshim të papërfillshëm.
Sa i përket veshjeve dhe shëndetit vërehet një ulje e çmimeve me një 0.02 pikë përqindje ashtu si edhe komunikimi, por në krahasimin 12 mujor vërehet se rritja e çmimeve është më e ndjeshme, ku ushqimet janë 2.4 për qind më të shtrenjta, ashtu si dhe për argëtimin dhe kulturën qiratë ujin dhe lëndët djegëse.
Më herët agjencitë e patundshmërive kanë bërë të ditur një rritje të ndjeshme sidomos në Tiranë e Durrës, kjo e ndikuar edhe nga kërkesa në rritje pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. /Ora News/
Bejta sjell këngën e re “Alo”
Veçoritë e para të Apple Intelligence pritet të mbërrijnë më...
Kosova mikpritëse, KFOR marshoi me mbi 800 ushtarë për ”DANC...
Refuzojnë të ndryshojnë, këto janë shenjat më kokëforta të z...
Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve
U godit me një shishe qelqi në oborrin e tij, humb jetën 65-...