Banka Qendrore e Suedisë ka vendosur të japë hua deri në 51 miliardë dollarë për bankat e vendit si një përpjekje për të stimuluar kompanitë suedeze.
Kjo po bëhët për të përballuar kostot e shtuara të ndikimit të pandemisë së Coronairusit.
“Masa duhet të konsiderohet si një formë që iu mundëson kompanive suedeze, veçanërisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të ndihen të sigurta se nuk do të dështojnë”, ka theksuar guvernatori Stefan Ingves, përcjell Telegrafi.
Huatë do të jepen me një normë interesi të ndryshueshme ekuivalente me normat e interesit të Riksbank, aktualisht 0 për qind dhe do të kenë një maturim rreth dy vjet dhe Banka Qendrore thotë se është e gatshme të marrë edhe masa të mëtejshme.
“Mund të bëjmë më shumë nëse rezulton se fondet e ofruara nuk janë të mjaftueshme”, shtoi ai.
Guvernatori gjithashtu tha se masat e shpallura nga Riksbank janë duke i dhënë kohë autoriteteve për të vendosur se çfarë duhet të bëhet më vonë dhe në çfarë mënyre duhet të ndërhyhet tek politikat fiskale.
Riksbank e ka sqaruar se nuk dëshiron të përdorë përsëri normat negative, pasi i dha fund gjysmë dekade politikash të tilla në muajin dhjetor.
Në vend të kësaj, Ingves ka menduar si më të aryseshme masat e lidhura me masat e likuiditetit, ose një program të zgjeruar të blerjes së pasurive, si mjete më efektive në krizën aktuale.
Riksbank e Suedisë është një nga bankat qendrore më të fuqishme në botë, të cilat edhe më herët kanë përdorur uljen e normave për të mbështetur ekonomitë e tyre.
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...