Rreth 93 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, kanë bërë kërkesë për kompensim të pagave në Administratën Tatimore, në mënyrë që të përfitojnë nga Pakoja Emergjente Fiskale.
Kështu ka njoftuar drejtori i ATK-së, në RTV Dukagjini, ku shtoi se qysh nga 11 prilli kur ka filluar edhe aplikimi përmes sistemit online me qëllim të përfitimit nga kjo pako, deri më sot kërkesa për kompensim dhe subvencionim të qirasë kanë paraqitur gjithsej 5,101 kompani.
“Tashmë dihet se përmes Pakos Emergjente Fiskale janë të parapara 15 masa, ku në kuadër të kësaj ATK është autorizuar të përgatis fillimisht platformën për disa nga këto masa sic janë masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14. Përveç platformës ne jemi të autorizuar që të pranojmë kërkesën nga bizneset nga këto masa të autorizuara, ku nga dita e parë kur është bërë gati për pranim, deri më tani kemi pranuar 21,135 kërkesa, nga këto kemi të bëjmë 92,735 kërkesa për të punësuar si dhe 5,101 kërkesa për kompensim të qirasë”, tha Murtezi.
Ai tregoi se për kompensim për punëtorët e larguar nga puna, në ATK kanë aplikuar gjithsej 767 punëtorë, kurse numri i atyre që kanë lidhur kontrata të reja është 5 mijë e 659 punëtorë.
“Për të punësuar kemi 81,685 të punësuar, kategoria B [kompensimi për punëtorët e larguar nga puna] janë 767 dhe ajo C [punëtorët pa kontrata] kemi 5,659 dhe kategoria e rrezikshmërisë që ka të bëjë me punëtorët e furrave, marketeve dhe farmacive janë 4,624. Për masën 14 përfshihen punëtorët pa kontrata, ku përfshihen në kategorinë C, ku deri dje janë 5,659 kontrata që janë lidhur për këta të punësuar”, tregoi ai.
Me qëllim të mos përhapjes së pandemisë COVID-19, Qeveria në detyrë e Kosovës nga 13 marsi ka marrë vendim për mbylljen e shumë bizneseve në vend.
Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve është miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë euro, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja.
Impakti global i zgjedhjeve në SHBA
Mbijetuesja e Masakrës së Tulsas, voton për Kamala Harris
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...