Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), organizon konferencën lansuese të punimit: “Joaktiviteti i grave në tregun e punës: Faktorët që mbajnë gratë jashtë tregut të punës”.
Fjalimet hapëse do të mbahen nga: Shpend Emini, Drejtor ekzekutiv, D4D; Besim Beqaj, Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Miranda Jolicoeur, Zëvendësdrejtoreshë, Zyra për Demokraci dhe Qeverisje – USAID.
Ndërsa në panelin e diskutimin do të jenë: Lendita Kastrati, Dhoma Ekonomike e Grave – G7; Alban Hashani, Drejtor Ekzekutiv, Instituti Riinvest dhe Fitore Ajeti, Këshilltare, Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
ipas të dhënave të fundit, në Kosovë rreth 80.2% e grave janë joaktive në tregun e punës. Duke qenë jashtë punës, jo vetëm që pengohet zhvillimi ekonomik i përgjithshëm në vend, por kjo dëmton edhe pozitën e përgjithshme të gruas në shoqëri.
Zhvillimi më i mirë ekonomik, duke përfshirë dhe fuqizuar gratë, nënkupton një angazhim më të lartë të grave në proceset vendimmarrëse.
Në konferencë do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit të kryer nga Instituti D4D, përkitazi me arsyet e mos-aktivizimit të grave në tregun e punës.
Sipas hulumtimit rezulton se 51.8% e grave të papunësuara janë deklaruar se nuk janë aktive në forcën e punës për shkak të detyrimeve familjare (kujdesi për fëmijët dhe kujdesi për të moshuarit).
Në përgjithësi, pjesëmarrja e ulët e grave në fuqinë punëtore së bashku me normat e larta të papunësisë konsiderohen si arsyet kryesore përse gratë nuk janë aktive në fuqinë punëtore në Kosovë.
Konferenca mbështetet në kuadër të programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...