Google ADS

Rreth 5.5 milionë serbë do të përfitojnë nga 100 euro ndihmë nga shteti

13:51 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Rreth 5.5 milionë qytetarë serbë do të përfitojnë nga pako e ndihmës prej 100 euro që do të ndajë Qeveria.

E ministria e Financave ka bërë të ditur se për të përfituar këtë shumë, qytetarët duhet të mënyrë elektronike përmes portalit të Drejtorisë së Thesarit ose me telefon.

Numri i telefonit do të dalë para 15 majit, kur Qendra e Kontaktit të fillojë punën, shkruan gazeta serbe blic, transmeton arbresh.info.

Aty jepen detaje për formën e aplikimit.

“Kur bëni një telefonatë ose një aplikoni në internet, do të jetë e nevojshme që qytetarët të lënë emrin e tyre dhe mbiemrin, kartën e identitetit dhe numrin e identitetit, si dhe emrin e bankës ku ata tashmë kanë një llogari ose ku dëshirojnë të hapet llogaria e tyre e dedikuar”, thuhet aty.

Aplikimet do të zgjasin deri më 5 qershor, ndërsa pagesa do të fillojë më 1 qershor.

Ndryshe ditë më parë mediet serbe kanë bërë të ditur se nga 100 euro për të përballuar më lehtë situatën e krijuar si pasojë e virusit Covid 19 do të përfitojnë edhe qytetarët serbë që jetojnë jashtë vendit.

Aty thuhej se shteti do t’i ndihmoj në hapjen e llogarive bankare nëse nuk kanë të tilla në Serbi.

“Qytetarët serbë që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë gjithashtu për ndihmë shtetërore prej 100 euro, e cila do t’u paguhet të gjithë qytetarëve të rritur pas 15 majit. Ata që nuk kanë llogari në një bankë në Serbi, nuk do të kenë detyrime shtesë në lidhje me këtë sepse shteti do të hapë të njëjtën për ta”, thuhet aty./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme