Rreth 200 mijë punëtorë kosovarë kanë përfituar nga Pako Emergjente Fiskale.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në një konferëncë për medie, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar se kanë marrë aplikime nga rreth 50 mijë biznese, ndërsa kërkesat për kompenzim u janë anuluar 21 mijë punëtorëve.
“Rreth 50 mijë ose saktëaiahtë 46.185 biznese. Për mbi 200 mijë të punësuar nga këto 178 mijë janë aprovuar ndëraa 21 mijë janë refuzuar”, ka thënë ai.
Ndryshe, punëtorët kosovarë tashmë kanë marrë nga 170 euro nga Pako Emergjentë Fiskale ndërsa pagesa e tyre poashtu prej 170 ende nuk është realizuar.
Presidenti i vendit, Hashim Thaci dje ka dekretuar Ligjin për Buxhet duke i hapur rrugë kështu kësaj pagese. Nga Ministria e Finanacave kanë deklaruar se janë duke bërë përgatitjet e fundit dhe kjo pagesë do të bëhet brenda ditëve./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030