Është rritur numri i përfituesve nga skema për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara.
Në muajin janar të këtij viti ishin 2 mijë e 255 familje që përfitonin nga 100 euro ndërsa në muajin mars ky numër është rritur në 2 mijë 358 familje.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë (TM1) 2020 ka njoftuar se numri më i madh i përfituesëve është në komunën e Prishtinës.
“Bazuar në gjendjen e muajit mars 2020 , numri i përfituesve nga skema për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara ishte 2,358. Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Prishtinës me gjithsej 314, apo 13,3% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raport.
Ndrësa e dyta radhitet komuna e Prizrenit me 199 familje.
Por, ka edhe komuna që nuk kanë asnjë familje që përfitojnë nga kjo skemë sociale, si komuna e Junikut.
Në këtë skemë përfitojnë familjet të cilat kanë fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme “Fëmijët me aftësi të kufizuar të përhershme fizike, mendore dhe shqisore” konsiderohen fëmijët nga lindja deri në moshën 18 vjeçare me vendbanim të përhershëm në Kosovë, të cilët janë plotësisht të paaftë të kryejnë aktivitetet e përditshme jetësore pa kujdesin e personit tjetër.
Ndihma që ofrohet nga MPMS ka për qëllim që të lehtësoj jetën e këtyre fëmiijëve.
“Ndihma materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme, do të ofrohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes Departamentit të saj të Mirëqenies Sociale. Ndihma materiale mundëson fëmijët me aftësi të kufizuara të përhershme të bëjnë një jetë më normale në kushtet që garantojnë dinjitetin e tyre dhe lehtësojnë jetën e tyre. Ndihma materiale për fëmijën e me aftësi të kufizuar të përhershme paguhet në emër të prindit apo kujdestarit të fëmijës, përmes xhirollogarisë bankare”, thuhet në këtë raport.
Nga kjo skemë përfitojnë fëmijët me aftësi të kufizuar të përhershme të moshës 1-18 vjeçare që janë të palëvizshëm, plotësisht të verbër dhe fëmijët të cilët për shkak të natyrës së sëmundjes apo sëmundjeve të përhershme, nuk janë të aftë që në mënyrë të pavarur të lëvizin vet, në banesë, apo në vendet ku kanë nevojë, as në përdorimin e ndihmesave përkatëse, nuk janë në gjendje të ushqehen vetë, të zhvishen dhe të vishen, të kryejnë nevojat fiziologjike si dhe të mbajnë higjienën e domosdoshme personale.
Shuma mujore e pagesës është 100€./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...