Biznesmeni, Rrahim Pacolli, njëherit edhe drejtor i portalit arbresh.info thotë se Qeveria e Kosovës po shkakton dëme të pa kompensueshme për bizneset dhe veçanërisht sektorin e gastronomisë.
Sipas tij, as “mbyllja” e vikendit nuk ndaloi tubimet e qytetarëve nëpër parqe e forma tjera private, shkruan arbresh.info.
“Mbyllja” sipas tij në asnjë formë nuk jep rezultate të përmirësimit të situatës së krijuar nga COVID-19.
“Dëme të pa kompensueshme po shkakton Qeveria e Kosovës duke mbyllë bizneset dhe veçanërisht sektorin e gastronomisë. Në këtë formë, Qeveria po rrezikon qytetarët, që aspak nuk kursyen tubimet nëpër parqe, apo forma tjera private gjatë vikendit. Shumë prej tyre ju drejtuan edhe vendeve të rajonit, në këtë formë Qeveria dëmtoi edhe më shumë bizneset. Duhet të rikthehet vendimi i obligueshëm për bartje të maskës dhe mbajtje të distancës, dhe jo të merren vendime ad-hoc, të pa analizuara dhe në dëm të ekonomisë së vendit. Këto vendime në asnjë formë nuk japin rezultate të përmirësimit të situatës së krijuar nga COVID-19,” ka shkruar Pacolli në Facebook.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...