Rindërtimi i lapidarit të dëshmorëve në Hereç do të kushtoj afër 30 mijë euro

11:30 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Do të bëhet rindërtimi i Lapidarit të Dëshmorëve në Hereç të Gjakovës.

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës tashmë ka dhënë tenderin për këtë ndërtim e që ka kushtuar afër 30 mijë euro. Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se saktësisht vlera e kontratës është 26 772,40 euro, shkruan arbresh.info.

Në të njëjtin njoftim thuhet se fitues ka dalë kompania ‘CONSTRUCTION GROUP SH.P.K.’ nga Prishtina. Por, edhe pse një ndër kriteret për dhënie të kontratës ishte ofrimi i çmimit më të ulët kjo nuk kishte ndodhur.

Kompania ‘FAM – ing  SH.P.K’, nga Prishtina kishte ofruar çmimin prej 25,626.25 euro por që nuk ishte shpallur fitues.

arbresh.info ka kontaktuar me përfaqësues të kësaj të fundit të cilët kanë bërë të ditur arsyen e mos dhënie së tenderit. Menaxheri i Financave, Jemin Morina ka thënë se nuk e kanë dërguar dokumentacionin sipas kërkesës.

“Jo nuk kemi bërë ankesë sepse autoriteti ka pas të drejtë sepse ne në dokumentacion nuk i dërguar dokumentet sipas kërkesës dhe për këtë ka ndodhë eliminimi”, ka thënë ai.

Për këtë edhe nuk kanë bërë ankesë.

“Ka qenë e paarsyeshme edhe për të bërë ankesë, ka pas fat tjetra kompania të cilën as nuk e njohim por që ne nuk i kemi përmbush kërkesat”, ka shtuar më tej Morina.

Në njoftimin është bërë edhe përshkrimi i shkurt i kontratës.

“Ky AP ka të bëjë me projektin për “Rindërtimi i Lapidarit të Dëshmorëve në Hereç” – Gjakovë, që përfshinë ndërtimin dhe rregullimin  e memorialit të dëshmorëve të vrarë në këtë fshat gjatë luftës së fundit në vitin 1998  1999”, thuhet në njoftim.

Ndryshe në këtë tender kishin aplikuar tri kompani, grupi i operatorëve ekonomik ‘TONI O.P.; GASHI ING SH.P.K’ me çmim prej 40,753.50 euro, ‘CONSTRUCTION GROUP SH.P.K’ me çmim prej 26,772.40, dhe ‘FAM – ing’ me çmim prej 25,626.25 euro./arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme