Google ADS

Rikthehet buxheti për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan

11:24 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në tërësi, me 61 vota për Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2017.

Deputetët kanë miratuar amendamentin për rikthimin e buxhetit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan në vlerë prej 1 milionë e 800 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Në Shqyrtimin e parë të këtij Projektligji që është bërë javën e kaluar ka pasur shumë debate dhe mospajtime për shkak se ky amandament ishte larguar tërësisht nga buxheti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme