Reshjet e shumta të shiut e edhe breshri që kohë pas kohe ra në vise të ndryshme të vendit, i dëmtuan shumë kultura bujqësore. Në Ministrinë e Bujqësisë thonë se reshjet mund të ndikojnë keq në rendimentet dhe cilësinë e produkteve bujqësore. Më të dëmtuarit nga shiu dhe breshri, janë bujqit e Komunës së Rahovecit, të cilët presin mbështetje nga shteti.
Është rreth të 70-tave, dhe thotë se nuk mban mend të ketë rënë ndonjëherë më shumë breshër se që ra më 14 qershor të këtij viti.
Latif Popaj, bujk nga Fortesa e Rahovecit, thotë për Radio Kosovën se ky breshër ia ka shkatërruar katër hektarë me grurë dhe disa të tjerë me speca, duke i shkaktuar dëme shumë të mëdha.
“Tre hektarë speca m’i ka prish. Dëmi shihet me sy. Shpresoj që qeveria do të na ndihmojë. Me hy në llogaritje, te ne hektari i mbjellë me spec më së paku i qetë 10 mijë euro, më së paku. Tash me llogarit dëmin me hektar, diku 40 mijë euro dëme më janë shkaktuar, tha Popaj.
Edhe Ismajl Morina, nga Gexha, thotë se nga reshjet e breshrit dhe të shiut i janë dëmtuar disa hektarë me perime, nga të cilët këtë vit nuk do të mund të marrë fryt. Morina, ashtu si edhe Latif Popaj thonë se nga mos kompensimi i dëmit, po humb vullneti për punë.
Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Bujqësisë për gjendjen aktuale të bimëve në vend pas reshjeve të shumta të shiut dhe breshrit. Por, në këtë ministri nuk ka ndonjë raport lidhur me gjendjen e bimëve. Bali Lestrani, shef i Divizionit për Prodhimtari Bimore dhe Ujitje në këtë ministri, tha se reshjet e shumta te bimët, nuk ndikojnë mirë./rtklive
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj