Rënie rekord e euros, shënon nivelin më të ulët prej 14 vitesh

22:58 | 20 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Ekspertët thonë se dobësimi i euros është i lidhur me shkaqe të jashtme. Në tregjet ndërkombëtare këtë të martë monedha zyrtare e bashkimit europian shënoi nivelin më të ulët në 14 vjet ndaj dollarit amerikan.

Analistët ndërkombëtar tani parashikojnë se shumë shpejt tregjet botërore mund të përballen me një ngjarje të paiamjginuar më parë, barazimin e vlerës së euros me dollarin amerikan, pra këmbimin e tyre në raportin 1 me 1.

Ing group një nga korporatat më të mëdha financiare të botës, se tani barazimi i euros me dollarin është thjesht një ccështje kohe dhe arsyeja janë diveregjencat në kursin e politikës monetare të dy ekonomive.

Pak ditë më parë rezerva federale në shtetet e bashkuara rriti normën bazë të interesit nga 0.5 për qind në 0.75 për qind. Kjo lëvizje forcon dollarin amerikan, ndërkohë që në Europë, banka qëndrore europiane po bën të kundërtën. Ajo vazhdon të injektojë masivisht likuiditet në tregje për të nxitur ekonominë, ccka dobëson euron.

Këto lëvizje janë pasqyruar plotësisht në tregun e brendshëm. Euro ka arritur pikën më të ulët ndaj lekut në më shumë se 10 vjet, ndërsa dollari ka shënuar një tjetër rekord duke u këmbyer rreth nivelit 130 lekë.

Dobësimi i euros ndihmon ata që kanë marrë kredi në këtë monedhe dhe i kanë të ardhurat në lekë. Po kështu ai i bën më të lira mallrat që shqipëria importon nga Bashkimit Europian. Por në të njëtën kohë euro e dobët godet eksportet që kompanitë shqiptare shesin në Europë./tch/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme