Google ADS

Rënie në industrinë përpunuese

07:51 | 25 Qershor 2016
Arbresh.info

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë për tremujorin e parë të këtij viti, ku krahasuar me katër mujorin e fundit të vitit 2015, ka pasur rënie te industria nxjerrëse prej 46.9% dhe industria përpunuese me 20.7%.

Sipas ASK-së, kjo anketë me të dhënat që ofron, synon të paraqesë ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet te cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

“Krahasuar tremujorin e parë (TM1) të vitit 2016 me tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2015, ka pasur një rritje te: Furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 16.0%; dhe Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 8.6%. Ndërsa, ka pasur rënie te: Industria Nxjerrëse (B) prej (46.9%); dhe Industria përpunuese (C) me (20.7%).Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2015 ), ka pasur një rritje te Industria Nxjerrëse (B) prej 66.6 %; dhe Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 7.9%. Ndërsa, ka pasur rënie te: Industria përpunuese (C) prej (4.8 %) dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me(2.6%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme