Google ADS

Remitencat arritën vlerën 359.9 milionë euro

09:00 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar, se Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 359.9 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.8 përqind.

“Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.2 përqind përkatësisht 22.6 përqind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.3 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Kurse Investimet e Huaja Direkte (IHD) të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 139.2 milionë euro deri në qershor 2017, që paraqet një rritje prej 64.2 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rritje u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione ndërsa investimet në instrumente të borxhit shënuan rënie”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme