Thomas Reker menaxher kryesor i projektit KfW nga qeveria gjermane tha se është punuar shumë që të realizohet ky synim për nënshkrimin e marrëveshjes në mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe ambasadës së Suedisë, shkruan arbresh.info.
Sipas tij zhvillimi ekonomik i Kosovës është synimi i tyre, duke shtuar se duhet të dëshmojnë të rinjve kosovarë që këtu kanë të ardhme.
“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë boshti kurrizor për zhvillimin e këtij vendi”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për nënshkrimin e marrëveshjes me Ministrinë e Financave prej 7.44 milionë euro e që sipas tij kjo marrëveshje është e rëndësishme.
“Së bashku me bashkimin e forcave kemi arritur ta bëjmë këtë e krejt për hir të popullit të Kosovës”, ka thënë ai./arbresh.info/
Dy yjet e Man Utd kanë vendosur përfundimisht që të largohen...
SBASHK sot dorëzon nënshkrimet për projektligjin për skema p...
Kuvendi Komunal i Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzako...
Pacolli përfundon takimet në New York: Një javë intenzive me...
Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara