Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka rënë ditëve të fundit.
Ndërsa, sot ka filluar faza e tretë e lehtësimit të masave të izolimit, por pavarësisht kësaj është kërkuar të ruhet distanca fizike dhe të barten pajisje mbrojtëse.
E me këtë të fundit po furnizohet edhe Ministria e Integrimit Evropian, shkruan arbresh.info.
Ministri në detyrë i kësaj ministrie, Blerim Reka ka planifikuar që për furnizim me material mbrojtës për COVID-19, të shpenzoj 5 mijë euro.
Në njoftim thuhet se furnizimi do të përfshij dezinfektues antibakterial, maska për fytyre dhe doreza.
Ndërsa nuk është cekur sasia që do të blihet.
Por, aty janë radhitur kushtet e pjesëmarrjes.
“.Operatori ekonomik duhet ti përmbush kërkesat mbi përshtatshmërinë në pajtim me Ligjin Nr. 04 L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04 L-237, ligjin Nr. 05 L-068 dhe ligjin Nr. 05 L-092, Neni 65. b.Një dokument nga Administrata Tatimore e vendit tuaj të themelimit, se ju nuk jeni me vonesë për pagimin e tatimeve së paku në tremujorin e fundit para publikimit të dhënies së kontratës. c.Një dokument i lëshuar nga Gjykata kompetente që vërteton se operatori ekonomik i përmbush “Kërkesat e përshtatshmërisë”- të jetë i lëshuar së paku në tremujorin e fundit para publikimit të dhënies së kontratës”, thuhet ndër te tjera.
Ofrimi i çmimit më të ulët është një nga kriteret për dhënie të kontratës ndërsa afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 08.06.2020, përmes përmes E-Prokurimit, e po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre në Ministrinë e Integrimit Evropian.
Aty thuhet gjithashtu se të gjitha ofertat duhet të dorëzohen vetëm përmes E-prokurimit./arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...