Google ADS

Reka planifikon që me 5 mijë euro të blej dezinfektues, maska e dorëza

09:32 | 1 Qershor 2020
Arbresh.info

Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka rënë ditëve të fundit.

Ndërsa, sot ka filluar faza e tretë e lehtësimit të masave të izolimit, por pavarësisht kësaj është kërkuar të ruhet distanca fizike dhe të barten pajisje mbrojtëse.

E me këtë të fundit po furnizohet edhe Ministria e Integrimit Evropian, shkruan arbresh.info.

Ministri në detyrë i kësaj ministrie, Blerim Reka ka planifikuar që për furnizim me material mbrojtës për COVID-19, të shpenzoj 5 mijë euro.

Në njoftim thuhet se furnizimi do të përfshij dezinfektues antibakterial, maska për fytyre dhe doreza.

Ndërsa nuk është cekur sasia që do të blihet.

Por, aty janë radhitur kushtet e pjesëmarrjes.

“.Operatori ekonomik duhet ti përmbush  kërkesat mbi përshtatshmërinë në pajtim me  Ligjin Nr. 04 L-042 për Prokurimin Publik të  Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar  me ligjin Nr. 04 L-237, ligjin Nr. 05 L-068 dhe  ligjin Nr. 05 L-092, Neni 65. b.Një dokument nga  Administrata Tatimore e vendit tuaj të  themelimit, se ju nuk jeni me vonesë për pagimin  e tatimeve së paku në tremujorin e fundit para  publikimit të dhënies së kontratës. c.Një  dokument i lëshuar nga Gjykata kompetente që  vërteton se operatori ekonomik i përmbush  “Kërkesat e përshtatshmërisë”- të jetë i lëshuar  së paku në tremujorin e fundit para publikimit të  dhënies së kontratës”, thuhet ndër te tjera.

Ofrimi i çmimit më të ulët është një nga kriteret për dhënie të kontratës ndërsa afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 08.06.2020, përmes përmes E-Prokurimit, e po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre në Ministrinë e  Integrimit Evropian.

Aty thuhet gjithashtu se të gjitha ofertat duhet të dorëzohen vetëm përmes E-prokurimit./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme