Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri Agim Krasniqi, pritën sot në takim, Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimorë në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian Genoveva Ruiz Calavera e shoqëruar nga Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova si dhe përfaqësues të tjerë nga Komisioni Evropian, ku u diskutua për hapat drejt integrimit ekonomik dhe politik të Kosovës në BE.
Siç njofton Zyra e Ministrisë së Financave, ministri Hoti duke falënderuar përfaqësuesit e BE-së për përkrahjen, u shpreh se institucioni që ai përfaqëson në bashkëpunim me koordinatorët e ministrive përkatëse, Zyrën për planifikim strategjik, si dhe Njësinë e makroekonomisë po bëjnë përpjekje të vazhdueshme në plotësimin e kritereve të Programit të Reformës Ekonomike të Kosovës (ERP) si dhe në hartimin e reformave të reja ekonomike, të cilat do të kenë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit, gjithmonë duke u bazuar në një kornize të shëndetshme makro-fiskale. Këto reforma ekonomike janë thelbësore për zbatimin e MSA-së.
Ndërsa përfaqësuesit e lartë nga Bashkimi Evropian e vlerësuan performancën pozitive ekonomike, dhe ndryshimet legjislative dhe përafrimit të tyre me BE-në, dhe nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë makro-financiare. Ata shprehën gjithashtu gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të saj.
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...