Administrata Tatimore e Kosovës njofton se Ministria e Financave ka nxjerr vendimet për reduktimin e normës tatimore nga 18 për qind në 8 për qind për kafshë dhe shpezë të gjalla.
Sipas vendimit 19/2019 gjegjësisht vendimit 19-1/2019, reduktohet norma tatimore nga 18 për qind në 8 për qind për mallrat e importuara/furnizuara brenda vendit.
“Reduktimet do të shfrytëzohen sipas pikës 1 të shtojcës numër 3 të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si në vijim: 1.1. Kodi tarifor 0101 – kuaj, gomarë, mushka; 1.2. Kodi tarifor 0102 – gjedhe të gjalla; 1.3. Kodi tarifor 0103 – derra të gjallë; 1.4. Kodi tarifor 0104 – dele dhe dhi të gjalla; 1.5. Kodi tarifor 0105 – shpendë të gjallë; dhe 1.6. Kodi tarifor 0106 – kafshët tjera të gjalla”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Pra, importimi dhe furnizimi brenda vendit, i mallrave të përfshira në kodet tarifore të lartcekura, i nënshtrohen normës së reduktuar të TVSH-së prej 8 për qind.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...