Realizohet me sukses thirrja e parë me kodin e ri të Kosovës +383

10:52 | 2 Shkurt 2017
Arbresh.info

Është realizuar sot thirrja e parë telefonike me kodin e ri telefonik të Kosovës, +383 nga Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Mustafa ka provuar thirrjen e parë në njërin prej telefonave të gazetarëve dhe thirrja ka pasur sukses, shkruan Arbresh.info.

“Urime të gjithëve. Pas diskutimeve me rregullatorin me 27 janar na ka udhëzuar të gjithëve për shfrytëzimin e KOS-it. Ky kod i ka munguar vendit që nga çlirimi”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij me zbatimin e kodit të ri do të vjen deri te eliminimi i kodeve të tjera.

“E bëjë një premtim se deri në fund të vitit 2017 kodi +381 do të zhduket. Andaj dita e sotit është vetëm një hap i parë. Ka punë që na presin”, tha ai.

Mehdi Latifi, drejtor i telekomit tha se prej sot është krijuar mundësia që hap pas hapi të zëvendësohen kodet e vjetra me 383.

“U kemi bërë thirrje të gjithë operatorëve ndërkombëtarë që të hapin buletinin e thirrjve për 383. Bëhet fjalë për Deutche Telekomin, Alb telekomin, për Telekomin e Italisë e po ashtu edhe për atë të Serbisë në mënyrë që të fillojmë raportet komerciale me ta. Urime”, tha Latifi.

Ai tha se sa u përket shkresave që ua kanë dërguar operatorëve ndërkombëtarë, ato të Serbisë nuk i kanë kthyer ende përgjigje.

Ndërkaq sa i përket asaj se a mund të bëjnë thirrje në këtë kod edhe bashkatdhetarëve e Kosovës në vendet e tjera, Mustafa tha se ata duhet tu bëjnë presion operatorëve në vendet që gjenden që ta përkrahin këtë kodë dhe ta fusin në përdorim./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme