Reagon TRUST-i për tërheqjen e 10%-shit

15:19 | 10 Gusht 2020
Arbresh.info

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit.

Në njoftimin e TRUSTI-të thuhet se janë duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit.

Gjithashtu të gjithë kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi.

“Njoftimi i radhës për çështjen e 10%-shit

Kontribuues të nderuar,

Trusti është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit.

Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare).

Aktualisht Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit. Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij proces”, thuhet në njoftimin e TRUSTI-t./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme