Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomit të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që t’i njihet që kompanisë Dradafone.net t’i njohët e drejta për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionësh nga Arbitrazhi i vitit 2016.
Në reagimin e FSP-PTK thuhet se punëtorët e Telekomit do t’i ndalin në mbrojtje ndërmarrjes duke përdorur çdo formë të organizimit sindikal, shkruan arbresh.info.
Më poshtë mund të gjeni të plotë reagimin e Federatës Sindikale të Pavarur e Postës dhe Telekomit të Kosovës.
FSP-PTK me shqetësim te madh mori lajmin se kompanisë zhvatëse Dardafonet.net i njihet e drejta për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionësh nga Arbitrazhi i vitit 2016. Siç e kemi thënë edhe më herët vazhdimisht përmes të gjitha formave të lejuara të organizimit sindikal, institucionet e Drejtësisë në Kosovë duhet ta vendosin drejtësinë lidhur me këtë kontratë korruptive. Institucionet e Drejtësisë nuk duhet të lejojnë që një kontratë korruptive të vazhdojë ta shkatërrojë Telekomin e Kosovës edhe pas përfundimit të saj.
Gjendja e rëndë në Telekomin e Kosovës, në masë të madhe ka ndodhur për shkak të kësaj kontrate. Dardafone.net jo që vetëm ia ka zhvatur Telekomit me miliona euro gjatë 10 viteve, por tash do t’ia zhvatë Telekomit edhe miliona të tjerë përmes ekzekutimit të vendimit të Arbitrazhit. Ne ua bëjmë me dije institucioneve të Drejtësisë se njerëz të caktuar kanë dëshmuar qëllimisht kundër Telekomit të Kosovës në Arbitrazh vetëm për ta dëmtuar atë.
Prandaj, ne kërkojmë drejtësi rreth kësaj kontrate. Ne kërkojmë të hulumtohet dhe të nullifikohet ky vendim i Arbitrazhit, sepse edhe dërgimi i saj në Arbitrazh ka pasur shkelje të rënda procedural dhe anashkalim të legjislacionit vendor. Ne jemi informaur për vendime të tilla nëpër botë.
Gjithashtu, ua bëjmë me dije Dardafone.net se nëse pahiri u ka shkuar ndërmend që, bazuar në gjendjen e rëndë financiare, t’ia përvetësojnë asetet Telekomit në emër të këtij borxhi të paqenë, atëherë e kanë shumë gabim. Punëtorët e Telekomit të Kosovës do të dinë ta mbrojnë kompaninë ku punojnë e që është 100% e popullit të Kosovës. Askush s’mund ta përvetësojë pasurinë e popullit të Kosovës në forma korruptive, vetëm se i ka disa miliona të vjedhur më të cilët blenë dëshmitarë n Arbitrazh.
Përveç kësaj, Dardafone.net duhet ta dijë se cenimi i funksionimit të Telekomit të Kosovës është cenim i sigurisë kombëtare, pasi e prek drejtpërdrejtë funksionimin e institucioneve vitale të shtetit (AKI, Policia, Ushtria, Qeveria, Komunat etj..).
Ne i bëjmë thirrje Dardafone.net, largo duart nga tentimi i vjedhja se pronës publike, se mjaft e keni zhvatë për 10 vite.
Përndryshe, do të ballafaqoheni me 2,350 sindikalistë, familjaret e tyre dhe te gjithë opinionin publik qe ja duan te mirën Telekomit të Kosovës, të cilët do të përdorin të gjitha format e organizimit sindikal për ta mbrojtur Telekomin e Kosovës.
FSP-PTK ju paralajmëron qe çdo tentim qe te bllokohen xhirollogaritë me përmbarim ne ketë kohe te rend për Telekomin e Kosovës dhe për vet vendim qe gjendemi ne pandemi do te sjell kaos social ku as JU si zhvatës 10 vjeçar nuk do te dilni fitimtar!/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...