Pas ish-drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi edhe bordi i shkarkuar i ndërmarrjes ka deklaruar se vendimi është politik.
Në reagimin e tyre thuhet se vendimi duhet anuluar pasi është i kundërligjshëm, shkruan arbresh.info.
Ish-bordi i KEK-ut ka deklaruar se Qeveria arsyetimin për shkarkimin e ka bazuar në konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.
“Nga mjetet e informimit, jemi informuar se Qeveria e Republikës së Kosovës më 23.04.2020 ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, me arsyetim dhe po citojmë: ‘Bordi i Drejtorëve i kanë shkelur detyrat financiare dhe nuk kanë vepruar në interesin më të mirë të ndërmarrjes, me që nuk i kanë adresuar siç duhet problemet kyçe’, duke emëruar bordin e përkohshëm të këtij subjekti juridik. Për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës, Vendimin e sipërshënuar e ka bazuar në konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, pasojë e së cilës, në këtë çështje juridike, gabimisht janë aplikuar normat materiale dhe procedurale, Vendimin e sipërshënuar duhen ta anulojë si të kundërligjshëm dhe politik”, thuhet në reagim.
Ndryshe gjatë ditës ka reaguar edhe ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi ka paralajmëruar se do të ngris padi pas shkarkimit që iu bë.
Thaçi përmes në postimi në facebook ka shkruar se KEK është kompania publike me përformancën me të mirë në nivel vendi./arbresh.info/
Ish-drejtori i KEK-ut paralajmëron padi: Vendimi ishte politik
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”