Google ADS

Raporti i Vlerësimit të Konkurrueshmërisë nxjerr tri komuna fituese

15:32 | 7 Maj 2015
Arbresh.info

Të mërkurën është organizuar konferenca “Raporti i Vlerësimit të Konkurrueshmërisë në Komuna (MCR)” i cili është përpiluar nga Kosovo SME Promotion Programme (KOSME).

Qëllimi i MCR është që të ofroj një platformë përmes së cilës do të nxiten përmirësimet e cilësisë së qeverisjes komunale dhe përmirësimet e mjedisit afarist për NVM-të.

MCR është zhvillur në kuadër të mbështetjes së projektit KOSME për Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve ne Kosovë (KIESA). KOSME implementohet nga Nisma Ekonomike për Kosovën – ECIKS dhe KMU Forschung Austria dhe financohet nga Agjencioni Austrik për Zhvillim (ADA), Agjencioni Zvicëran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (ADC) dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

Kjo konferencë u hap nga Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati i cili potencoi që MTI është e përkushtuar që të krijojë një ambient më të mirë për bizneset e vogla dhe të mesme. Publikut ju drejtuan me fjalime hyrëse edhe Christian Geosits, Drejtor i Zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim, Kosovë dhe Markus Baechler, Drejtor i Zyrës Zvicërane për Bashkëpunim në Kosovë. Christian Geosits, tha që Kosova ka arritur shumë progres në aspektin e zhvillimit ekonomik, por është ende duke luftuar me rritjen e pamjaftueshme ekonomike, bilancin tregtar negativ, papunësinë e lartë dhe varfërinë. Sfida kryesore në këtë drejtim mbetet sipas tij zhvillimi i NVM-ve që do të nxitin zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Markus Beachler, tha që raporti i MCR do të identifikojë fuqitë dhe mangësitë e komunave dhe do të ju shërbejë atyre për t’u pëmirësuar.

Anëtarë të panelit të kësaj konference ishin Christina Enichlmair nga KOSME; Gazmend Mejzini Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve ne Kosovë (KIESA) dhe Salvador Elmazi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Pjesëtar të kësaj konference ishin bizneset, përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve dhe përfaqësues të komunave.

Christina Enichlmair, përfaqësuese e KOSME, theksoj që raporti i MCR ka pasur për qëllim të krijohet një instrument që do të masë konkurrueshmërisëne e komunave duke i nxitur ato që të ofrojnë shërbime më të mira për bizneset e vogla dhe të mesme duke mundësur kështu investime më të larta të sektorin privat.

Raportit të Vlerësimit të Konkurrueshmërisë në Komuna (MCR) ka nxjerr si tri komuna fituese komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Ferizajit. Rezultatet e rangimit si dhe fletushkat për çdo komunë mund të gjinden në ueb faqen ëëë.sme-support.eu./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme