Rahoveci ndalon migrimin e bletëve nga komunat e tjera

11:08 | 23 Prill 2018
Arbresh.info

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku ka nënshkruar sot Vendimin për aprovimin e kërkesës së Shoqatës së Bletarëve të Komunës së Rahovecit me Nr. 124 të datës 10.04.2018 me të cilën u ndalohet subjekteve të ndryshme migrimi i bletëve nga Komunat tjera në hapësirat e Komunës së Rahovecit, pa lejen paraprake të organeve kompetente të Komunës së Rahovecit(Inspektorit të Veterinës).

Në arsyetimin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural thuhet ”Pas shqyrtimit të kërkesës së Shoqatës së Bletarëve të Komunës së Rahovecit me Nr. 124 të datës , 10.04.2018 dhe përfundimit të aplikimit për pagesa direkte (Subvencioneve) për bletari dhe duke u bazuar në numrin e aplikuarve për këtë vit si dhe numrit të madh të koshereve të bletëve të deklaruara nga ana e aplikuesve-bletarëve në Komunën tonë di dhe duke u bazuar në planifikimin nga DPZHR-Rahovec për respektimin e hapësirave për kullosa dhe mbajtjes të distancës të përcaktuar me rregullore në fuqi, prandaj kjo Drejtori ka vendosur sikur në dispozitiv”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme