Google ADS

Rahoveci kryeqyteti i agro biznesit të Kosovës

16:55 | 12 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi është takuar me bizneset e ndryshme te Komunës se Rahovecit dhe ka bërë vizitë në bodrumin e verarisë “Stone Castle” dhe kompaninë “Osa Termosistem’, ku u prit nga drejtuesit këtyre kompanive.

Kelmendi tha se Rahoveci është kryeqyteti agroindustrial i Kosovës, dhe do të ishte mirë që të vazhdojë ta mbaj këtë titull, por duke bërë një avancim edhe më të madh të prodhimtarisë bujqësore, njëkohësisht duke marrë për bazë edhe këshillat nga ekspertët e USAID-it që janë duke punuar në territorin e Republikës së Kosovës.

Ai tha se duke marrë këshillat e ekspertëve dhe duke njohur tregun ndërkombëtar e bënë të mundur që prodhimet e Kosovës të jenë më të shitura me një çmim më të mirë, po ashtu duke iu përshtatur tregut ndërkombëtar dhe duke e kuptuar se çka kërkohet më shumë në interes të shtimit të prodhimit dhe shtimit të profitit, duke fituar ju fiton edhe Kosova.

 

“Rahoveci është kryeqyteti i agroindustrialë i Kosovës, mirë është me vazhduar me mbajt këtë titull për të bërë një avancim edhe më të madh të prodhimtarisë bujqësore. Forma e prodhimtarisë bujqësore duhet në fakt me përdorë instruksionet dhe ekspertët e USAID-it që janë duke punuar në territorin e Kosovës, për arsye se ekspertiza e tyre, njohja e tregut ndërkombëtar na bënë që prodhimet tona me qenë të shitura me një çmim më të mirë se sa ndoshta që shiten sot”, tha Kelmendi.

Ai bëri thirrje fermerëve që të bashkëpunojnë sa më shumë institucionet dhe ekspertët në mënyrë që të avancojnë me format e prodhimit bashkëkohor.

Përfaqësuesit e bizneseve të kësaj komune, shfaqen sfidat me të cilat po ballafaqohen në zhvillimin e veprimtarisë së tyre biznesore duke kërkuar ndihmën e qeverisë në avancimin dhe përmirësimin e prodhimtarisë.

Përfaqësuesi i verarisë “Stone castle”, Artur Camaj kërkoi ndryshimin e ligjit të prokurimit publik, duke iu dhënë përparësi prodhuesve vendor në procedura tenderuese.

 

“Është shumë e vërtet se Rahoveci është qendër e biznesit dhe do të vazhdojmë me mbajt këtë me përkushtueshmëri më të madhe dhe fanatizëm, por na duhet gjithmonë edhe përkrahja e Qeverisë. Ideja e qeverisë për të përkrahur një biznes duhet me filluar prej gjërave më të imta deri te ato më të mëdhatë. Sa herë që vijnë qeveritarët një ndër çështjet tona kryesore është stimulimi i bizneseve vendore ku një ndër to është edhe ligji i prokurimit publik, ku ne kemi goxha kundër thënie me atë ligj, i cili përveç në Kosovë çdo ku tjetër thotë se biznesi vendor ka përparësi në tënd rim”, theksoi Camaj.

Gjatë këtij takimi, drejtori për Ekonomi Zhvillim dhe Turizën në komunën e Rahovecit, Avdullah Kryeziu, falënderoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për vizitën dhe paraqiti një pasqyrë të përgjithshme të funksionimit të bizneseve në këtë komunë, duke theksuar se në periudhën janar-nëntor ka qenë një trend i mirë i regjistrimit të bizneseve.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme