Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, korrik – shtator, në vendin tonë janë regjistruar 188 kompani të reja të ndërtimtarisë, ndërsa janë shuar 26 prej atyre që ishin ekzistuese.
Këto kompani të identifikuara edhe nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në Repertorit Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë të tremujorit të 3-të të vitit 2017, janë hapur në shumicën e komunave.
Për numrin më të madh të këtyre ndërmarrjeve të reja prinë Prishtina me 44 të tilla, pastaj Ferizaj me 18, Prizreni e Lipjani me 13 dhe Drenasi e Gjilani me nga 11, shkruan Ndërtimi.info
Ndërsa, në gjashtë komuna të vendit janë hapur nga 5 deri në 8 ndërmarrje të tilla. Në këto komuna përfshihet Peja me 8 ndërmarrje, Suhareka dhe Vushtrria me nga 6 dhe Gjakova e Mitrovica me nga 5 ndërmarrje të reja të ndërtimtarisë.
Në mesin e komunave në të cilat regjistruara kompani të reja që merren me ndërtimtari janë edhe Fushë Kosova e Mitrovica e Veriut me nga 4 këso kompanish, Dragashi me Novobërdën e Shtimen me nga 3.
Në gjashtë komuna është arritur të hapen nga 2 kompani të tilla, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Rahovec, Skenderaj dhe Graçanicë. Derisa në këto komuna janë shtuar vetëm nga 2 ndërmarrje të këtij sektori, në Deçan, Klinë e Leposaviq numri i ktyre është vetëm nga një.
Mirëpo, këto komuna qëndrojnë më mirë se dhjetë komuna tjera, në të cilat nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e re e ndërtimtarisë. E, këto komuna janë Obiliqi, Shtërpca, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh dhe Kllokoti.
E, përveç që në sektorin e ndërtimtarisë në vend janë shtuar 188 ndërmarrje, 26 të kanë pushuar tërësisht aktivitetin e tyre, të regjistruara si të shuara.
Ashtu si edhe me numrin e ndërmarrjeve të reja, Prishtina prinë edhe për nga numri më i madh i atyre të shuara, me gjithsej 3. I njëjti numër është shënuar edhe në Prizren e Ferizaj.
Ndërsa, Drenasi, Kaçaniku, Fushë Kosova, Pejë, Podujeva, Suharekë dhe Malisheva kanë regjistruar nga 2 kompani ndërtimi më pak, brenda periudhës korrik – shtator.
Me më pak se këto komuna janë tri të tjera. Në Gjilan Dragash e Rahovec vetëm nga 1 kompani nuk kanë mundur mbajnë gjallë aktivitetin e tyre.
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës