Gjatë ditëve të fundit, shumë qytetarë në Prishtinë po i drejtohen supermarketeve të bëjnë furnizime të majme.
Shumë qytetarë të shtyrë nga frika e izolimit të koronavirusit, kanë boshatisur raftet.
Përderisa vaji, mielli, sheqeri dhe mjetet higjienike janë produktet të kërkuara më së shumti nga ana e tyre, qytetarët ankohen se bizneset kanë ngritur çmimet.
“Kemi dalur të blejmë produkte ushqimore ashtu si po bëjnë të gjithë. Vaj, miell, sheqer kam blerë më së shumti. Ngritje të çmimesh në shumë produkte sidomos në ato higjienike.”, ka thënë një qytetar për arbresh.info.
Edhe një qytetare e cili po përgatitej për karantinë, deklaroi se kompanitë kanë ngritur çmimet e produkteve.
E nga ana tjetër, Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, përmes një konference të mbajtur për shtyp, deklaroi se 15 inspektorë janë në terren duke i hetuar ngritjen e çmimeve.
“Rrjedhimisht ne kemi filluar hetimet paraprake në ngritjen e çmimeve ndaj produkteve bazike. Gjatë kësaj faze ne si Autoritet grumbullojmë të dhëna nga operatoret e tregut dhe nga institucionet tjera siç janë Dogana dhe ATK, para se të merret një vendim për procedurat hetimore”., deklaroi Prestreshi./Alban Begolli/arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...