Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor debatoi sot lidhur me çështjen e importit të grurit, me ç’rast u vlerësua se ekzekutivi i vendit po tregohet i papërgjegjshëm karshi një çështjeje mjaft të ndjeshme dhe me interes të madh për qytetarët e Kosovës raporton KP.
Anëtarët e Komisionit i bënë vërejtje ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi për mospraninë në takimin e Komisionit parlamentar, ndërsa u dëgjua edhe një kërkesë që në rast të mosmarrjes së përgjegjësisë që i takon Qeverisë lidhur me këtë çështje të kërkohet një rivotim i saj në Parlament.
Kryetari i Komisionit Fikrim Damka tha para anëtarëve të Komisionit se vetëm para një ore ishte njoftuar për mospjesëmarrjen e ministrit Krasniqi në këtë mbledhje, me arsyetimin se i kishte dalë një obligim i pashmangshëm.
“Para një ore kemi marrë një email prej ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ku po thotë që i ka dal një obligim i paplanifikuar dhe i pashmangshëm, ashtu që ka njoftuar që ketë herë në takim do të mungojë dhe e ka arsyetuar se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me cilësinë e ushqimit dhe importeve nuk janë pjesë e përgjegjësive institucionale dhe Ministria rrjedhimisht për këto çështje të kësaj natyre nuk mund të ofrojë kontributin e vet në diskutimet që ndërlidhen me këtë fushë”, tha Damka.
Sali Salihu i Vetëvendosjes tha se mospjesëmarrja e sekretariatit të Kryeministrisë, dhe të ministrit të Bujqësisë tregon një papërgjegjshmëri për këtë çështje. Ai theksoi se në këtë takim është pritur që të ketë më shumë informacione nga ana e Kryeministrisë lidhur me formimin e një komisioni të pavarur lidhur me cilësinë e importuar të grurit, por që mosprania e përfaqësuesve qeveritarë, ua pamundësoi marrjen e përgjigjeve në pyetet që anëtarët e komisionit kishin.
“Mua po më duket një papërgjegjësi nga Kryeministria por edhe Ministria e Bujqësisë për arsye se ne kemi pasur dëshirë me pas një përfaqësues të Kryeministrisë për me ditë se kryeministri ka thanë që do ta formojë një komision profesional për me u marrë me këtë çështje dhe kishim dëshirë që ta kemi dikë nga kryeministria se a janë duke punuar diçka në këtë drejtim. Nën dy – deshëm me marrë edhe një prononcim nga ministri i bujqësisë për me ditë se çka është duke punuar rreth kësaj çështjeje, a është i informuar dhe cili është prononcimi i tij për këtë problematikë, dhe ai para një ore ka thënë se kjo nuk është çështje e përgjegjësisë që ka Ministria e Bujqësisë”, tha Salihu.
Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe kanë marrë dokumente si nga Dogana e Kosovës, nga M&Sillosi , Instituti Bujqësor i Pejës dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, të cilat janë në shpërputhje me njëra tjetrën, për çka u tha se këto dokumente do të shqyrtohen dhe analizohen me kujdes dhe në periudhën dhjetëditore do të prezantojnë rezultatet.
Ndërkaq deputeti nga radhët e LDK-së Adem Salihaj deklaroi para anëtarëve të Komisionit se është e çuditshme se si nuk është i akredituar Instituti Bujqësor i Pejës, derisa sipas tij ndodh shpesh që të kemi laboratorë të thjeshtë që kanë dy apo tri pajisje të thjeshta për analiza e të jenë të akredituara.
“Si mund të varet krejt ushqimi i Kosovës nga një institut bujqësor i cili duhet t’i bëjë analizat e ushqimit dhe i cili nuk është i akredituar, pra zyrtarisht nuk ka të drejtë ta bëjë këtë ndërsa ne të gjithë jemi të varur se çka thotë ky institut lidhur me cilësinë e ushqimit”, tha Salihaj.
Deputeti i pavarur Shaip Muja tha se në vendin tonë mungojnë trajnime profesionale për t’u treguar zyrtarëve shtetërore për pozitat që ata kanë dhe për përgjegjësitë që bartin duke qenë në këto pozita. Sipas tij, arsyetimi i MBPZHR se nuk është kompetente në fushën e cilësisë së ushqimit nuk qëndron, por kjo tregon faktin se ekzekutivi nuk është i interesuar për cilësinë e ushqimit të cilin e konsumojnë qytetarët e Kosovës.
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...