Ilmi Rakovica, qytetar nga Prishtina, thotë se faturat e rrymës janë të papërballueshme për xhepin e tyre, përderisa, sipas tij, ulja e TVSH-së as që është vërejtur. Rakovica i akuzon KEDS-in se me vendosjen e njehsorëve digjitalë vetëm po i plaçkit konsumatorët.
“Sot e bëra një ankesë. Fatura më ka ardhur 62 euro. Po mendoj se është paushall, pasi që e njëjta vlerë po më vjen gjithnjë. Para disa muajve kam kaluar edhe në shtëpi të re po prapë po vjen shumë shtrenjtë. Çmimi i rrymës nuk po ulet as me ulje të TVSH-së”, ka thënë ai, duke shtuar se gjatë këtij muaji ka kursyer rrymën duke pasur parasysh aplikimin e tarifave të dimrit.
Edhe të tjerë konsumator kanë thënë se faturat e muajit tetor janë shumë të larta.
Por, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se gabimet mund të ndodhin, por sipas tij, me modernizimin e rrjetit të distribucionit janë zvogëluar ankesat e konsumatorëve për 50 për qind muajin e kaluar.
“Aktualisht, të gjithë njehsorët lexohen me pajisje të dorës dhe këto pajisje nuk lejojnë hapësirë për gabime”, ka thënë ai.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua