Google ADS

QKUK ndan 5 mijë euro për blerje të kabinës dezinfektuese

09:29 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të rris masat për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Këtë herë QKUK do të blej kabinë dezinfektuese, shkruan arbresh.info.

Kjo kabinë pritet të kushtoj afër 5 mijë euro.

Në njoftimin për kontratë të bërë publike në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull “furnizim me
Kabinë dezinfektuese”, vlera e parashikuar është 4.500,00 euro.

Kohëzgjatja e kontratës është një muaj.

Ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës teksa aty janë përmendur edhe kushtet e pjesëmarrjes.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 04.05.2020 përmes platformës së E-Prokurimit, e po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre në zyrën e prokurimit në QKUK.

Operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Rreth dy javë më parë Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar edhe një tunel dezinfektues.

Kompania Truly Nolen e ka dhuruar atë për doktorët dhe Iinfermierët e Klinikës Infektive në QKUK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme