Rreth 150 mijë euro do t’i kushtoj Qendrës Klinike Universitare të Kosovës blerja e pelenave.
Pelenat për një përdorim që do të shfrytëzohen nga fëmijët dhe të rriturit pritet të kushtojnë saktësisht 138 mijë e 240 euro. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.
“Furnizim me Pelena për një përdorim për fëmijë dhe të rritur. Vlera e parashikuar e kontratës ësht138 240,00”, thuhet në njoftim.
Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 24 muaj.
Në të njëjtin njoftim janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes.
Ndër të tjera aty thuhet se ‘Operatori Ekonomik duhet të përmbushë kërkesat e specifikuara në nenin 65 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP)’ dhe ‘Certifikatë e regjistrimit të biznesit ,regjistrimi si operator ekonomik në regjistrin profesional, komercial dhe ose të korporatës në vendin e juaj të themelimi’.
Lloji i procedurës është i hapur, ndërsa një ndër kriteret për dhëni të kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 30.07.2020, e po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve nga ora 12:00 në objektin e ri të Administratës Qendrore./arbresh.info/
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...