Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka prezantuar raportin “Politika gjinore në shoqërinë civile dhe sektori privat”, sipas të cilit 79 përqind të të anketuarve janë të sigurt në vendin e tyre të punës.
Hartimi i ligjit për ngacmime seksuale në vendin e punës, zbatimi i ligjit të punës, gjuha jo-diskriminuese në të gjitha dokumentet e Administratës Publike, organizimi i trajnimeve për politika gjinore në vendin e punës, janë vetëm disa nga rekomandimet që i ka dhënë Lavdije Zymeri për Qeverinë e Kosovës.
Hulumtuesja e këtij raporti, Lavdije Zymeri tha se sipas të anketuarve sektori privat dhe shoqëritë civile është më i sigurt në raport me sektorin privat.
“Sipas 88, 3% të të anketuarve, vendi i punës së tyre është i sigurt, i pasigurt është parë vetëm nga 3,4% dhe të pavendosur kanë qenë pjesa tjetër apo 8,3%. Përderisa në raport me sektorin publik përfaqësues nga shoqëria civile dhe sektori privat kanë thënë që është më i sigurt apo i njëjtë për 79,2%, pra shumica e tyre e vlerësojnë sektorin ku punojnë si më të sigurt”, tha ajo.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Trajtime dhe Barazi për Avokim, Kushtrim Kaloshi tha se qëllimi i këtij hulumtimi është fuqizimi i rolit të gruas në qeverisje.
“Do të thotë që të bëjmë më shumë jo si shoqëri civile, si ekspert të çështjeve gjinore por jo vetëm shoqëritë civile por edhe mediat më shumë që çështja gjinore të jenë më aktive në media në shoqëri, dhe të bëhet më shumë presion në zbatimin e obligimeve, dokumenteve, ligjeve dhe shumë akteve të tjera normative nga qeverisje nga komuna të cilat do ta ndihmonin që çështjet gjinore të avancoheshin në nivelin që duhet të jenë të avancuara sipas ligjeve në fuqi”, tha ai.
Sipas Kaloshit ky dokument nuk e paraqet gjendje reale ashtu siç është.
“Realisht jo gjithçka sipas mendimit tim po them personalisht, jo gjithçka është qind për qind siç është thënë këtu, ka raste dhe ka tema që situata është pak më keq se këtu që është thënë, në disa aspekte edhe tek shoqëria civile. Po e them këtë se të bëjmë më shumë që ne si shoqëri civile, si organizata partnere po edhe si donator duhet t’i edukojmë organizatat joqeveritare që jo vetëm ta kenë në dokumente çështjen gjinore, respektimin e procedurave por edhe të zbatojmë ato”, tha Kalloshi.
Ndërkaq, drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli tha se ky projekt ka qenë një pilot projekt për shoqëritë civile, qasja është pozitive që të jemi miqësor dhe të japim rekomandimet tona aty ku duhet të intervenohet.
Tri çështjet më të rëndësishme me të cilat të anketuarit ballafaqohen në vendin e punës janë sigurimi shëndetësor(18,3%), paga (16,7%) dhe kohëzgjatja e kontratës (15%). Ndërkaq çështjet më pak të rëndësishme ishin ngacmimi seksual, pushimi i atësisë dhe diskriminimi etnik.
Raporti “Politika gjinore në shoqërinë civile dhe sektori privat”, është mbështetur nga USAID dhe ATRC dhe është plotësuar nga 120 të anketuar.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...