Përfaqësues të organizatave joqeveritare, ndërkaq, theksojnë se pavarësisht investimeve milionëshe në termocentralet e KEK-ut, përmirësime në terren nuk po vërehen.
Kushtrim Puka, nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë për Energji (KOSID), thotë për Radion Evropa e Lirë, se në Kosovë ka ende jostabilitet me energji elektrike, por edhe ndotje të ambientit nga termocentralet.
“Vetë problemi i ndotjes së ajrit në Prishtinë, sidomos në komunën e Obiliqit, tregon se nuk është bërë investim i mirëfilltë në këtë drejtim, duke marrë parasysh edhe faktin se termocentralet janë shumë të vjetra”, thotë Puka për Radion Evropa e Lirë.
Pavarësisht investimeve, Termocentrali “Kosova A” që përbëhet nga pesë blloqe, do të mbyllet së funksionuari në vitin 2023, kur pritet të përfundojë dhe vihet në funksion Termocentrali “Kosova e Re”.
Investimet e deritashme në termocentralin “Kosova A”, Kushtrim Puka i quan të gabuara. Ai rikujton se Qeveria e Kosovës ishte zotuar se për shkak të vjetërsisë dhe pamundësisë për t’ia ulur nivelin e ndotjes, në fillim të vitit 2017, do të mbyllet së funksionuari ky termocentral.
Ky ishte zotimi i Qeverisë së Kosovës në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë së Vjenës dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të zbatimit të standardeve të Bashkimit Evropian për emetimin e gazrave.
“Këto investime janë të gabuara, për vetë faktin se një termocentral mbi 30 vjet i vjetër, është dashur të dekomisionohet. Ky ka qenë edhe plani fillestar dhe premtim i qeverive të kaluara që ky termocentral do të mbyllet. Është humbur edhe mbështetja e Komisionit Evropian për procesin e dekomisionimit që mund të kushtojë mbi 50 milionë euro, mjete këto që më vonë do të barten te konsumatorët”, shpjegon Puka.
Ndryshe, pas më shumë se një dekadë përgatitjesh në fund të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ka arritur të nënshkruajë marrëveshjen komerciale më kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Ky termocentral, sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Kosovës i garanton pavarësi energjetike dhe siguri të vazhdueshme me energji elektrike, duke sjellë efekte të mëdha anësore në krijimin e vendeve të punës.
Ndërtimi i këtij termocentrali, që sipas Llukës, kap vlerën prej rreth 1.3 miliard eurosh, do të jetë një katalizator i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit. Gjatë fazës së ndërtimit pritet të punësohen rreth 10 mijë persona, kurse pas përfundimit të fazës së ndërtimit, në punë do të mbesin 500 punëtorë./REL/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...