Qeveria të mbështes më shumë bujqit

15:04 | 15 Qershor 2016
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës duhet të tregojë më shumë mbështetje për bujqit që merren me prodhimin e grurit si dhe duhet të bëhet më shumë që të ndalet importi i grurit apo miellit në mënyrë që të kushtëzohet blerja e grurit apo miellit vendor.

Kështu u tha në konferencën “Fushata e korrje-shirjeve për vitin 2016 dhe politikat mbështetëse për ketë sektor në vendet e rajonit” e organizuar nga Shoqata e Bujqve Prodhues të Grurit të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Bujqve Prodhues të Grurit, Pal Gjuraj tha se në këtë vit pritet që rendimenti i grurit të jetë më i madh si dhe me cilësi më të mirë.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu tha se bujqit e Kosovës që merren me prodhimin e grurit nuk mund ta shesin atë për shkak të konkurrencës së padrejtë të importit dhe për këtë duhet të bëhet më shumë nga Qeveria.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme