Qeveria rrit efikasitetin në menaxhimin e financave

10:39 | 1 Qershor 2016
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket menaxhimit të financave publike që ka të bëjë me disiplinën fiskale dhe me efikasitetin e menaxhimit të financave.

Kjo u bë e ditur gjatë konferencës “Dialogu i Politikave të Menaxhimit të Financave Publike”, organizuar nga Ministria e Financave.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi me këtë rast tha se hartimi i strategjisë për menagjimin e financave adreson çështjet karshi standardeve të kërkuara.

Kurse, Rexhep Vasolli, kryesues i ekipit përgjegjës për hartimin e strategjisë, foli edhe për rëndësinë e këtij hapi, duke thënë se ka për qëllim mbledhjen e qëndrueshme të të hyrave.

E, Berat Thaçi nga GAP vlerësoi se kjo strategji është me interes prezantimi transparencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme