Qeveria pezullon pa afat të caktuar të gjitha veprimet e AKP-së që kanë të bëjnë me pronat e paluajtëshme

08:50 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, ka miratuar masat shtesë për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Coronavirusit.

Njëra nga këto vendime është pezullimi pa afat i të gjitha veprimeve në lidhje me pronat e paluajtshme që ka nën administrim Agjencia Kosovare e Privatizimit.

“Në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi në të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme që ka nën administrim. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Programi i Qeverisë 2020-2023 parasheh politika që mund të ndryshojnë statusin aktual të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të ndryshojnë administrimin afatgjatë të pronës publike dhe shoqërore”, njofton qeveria.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme