Lideri i AKB-së, Agim Shahini, thotë se gjendja ekonomike e Kosovës në vitin 2014 ishte alarmante, pasi që vitin e kaluar ikën 39 për qind e investitorëve të huaj dhe janë mbyllur mbi 4 mijë biznese, ndërsa kanë ikur nga Kosova mbi 100 mijë qytetarë
Analistët e ekonomisë dhe përfaqësues të biznes janë të një mendimi se kriza ekonomike ne Kosove po thellohet dita-ditës, për shkak se Qeveria e Isa Mustafës nuk ka një politikë adekuate dhe veprimet e saj janë ad-hoc e pa ndonjë strategji zhvillimore, shkruan kosovasot.
Nënkryetari i OEK-ut, Arif Elshani, tha se premtimet e koalicionit duket se kanë qenë premtime boshe. “Fondi i Punësimit dhe Fondi Zhvillimit nuk po duken askund në sipërfaqe. Andaj Qeveria jonë ka nevojë reformat e menjëhershme për biznesin sepse kemi në një farë mënyrë politizim të çdo sfere të jetës”, ka thënë ai. Sipas Elshanit, në këtë krizë po ndikon edhe politizimi tej mase i Doganave të Kosovës dhe Administratës Tatimore përkatësisht edhe mosdhë- nia e llogarisë prej tyre përballë MF-së dhe Qeverisë aktuale.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...