Qeveria e Kosovës mund të përballet edhe me një vendim tjetër të gjykatës ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Ende nuk dihet se si do të përfundojë beteja ligjore mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Axos GMBH.
Në vitin 2010 Qeveria e kishte filluar procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
“Axos” ishte shpallur fitues pasi kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 përqind të aksioneve në “Vala” e Telekom. Privatizimi i nuk kishte ndodhur pasi që në fund të vitit 2014 deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk e kishin votuar privatizimin e saj.
Qeveria e ka dërguar në Arbitrazh çështjen e Postës dhe Telekomit, pasi që kompania fituese AXOS e ka paditur Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investove (ICSID) për shkak se pasi që kishte fituar për ta blerë postën, ajo nuk ishte votuar në Kuvend.
Në lidhje me këtë opozita ia lë fajin tërësisht partive në pushtet, pasi që thonë se duhet të ketë më shumë seriozitet para se të hyjnë në kontrata ndërkombëtare.
Deputeti Enver Hoti, anëtar i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, thotë se shteti është përgjegjës dhe se nuk është treguar serioz me kompanitë që i ka kontraktuar.
“Mendoj që kontrata të cilat i kanë lidh kompanitë dhe ku është shteti përgjegjës nuk janë treguar serioze. Kjo çka ka ndodhur me PTK është jashtëzakonisht e dëmshme dhe dihet se PTK-ja tani po futet në një krizë të thellë dhe ndoshta po shkon drejt një falimentimi . Ajo çka mund të presim për AXOS dhe të shihet se cili do të jetë vendimi. Kjo të lenë me dyshu edhe ta jep bindjen se akterët institucional dhe zyrtarët institucional nuk i kanë marr hapat mbrojtës. Ndikimi do të jetë i madh . Kosova do të humb shumë ”, tha Hoti.
Naim Fetahu, anëtar i Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, nga PDK-ja mendon se Qeveria duhet të jetë më syçelë dhe të marr gjitha masat e nevojshme.
Fetahi thotë se do të kërkojë që në Komision të diskutohet edhe për këtë çështje.
“Unë mendoj që tani kemi dy palë. Në njërën anë Qeveria e cila e ka menaxhuar procesin dhe në anën tjetër është AXOS që mendon se ka të drejtë .Ne nuk mund ti ndalim proceset gjyqësore ato do të zhvillohen. Unë mendoj që Qeveria duhet me qenë sy hapur me i marrë të gjitha masat me kompetencat që ka në kudër të drejtave të veta”, tha Fetahu.
Ndërsa, kryetari i Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike Faton Topalli, tha se shteti duhet të jetë më serioz karshi kompanive ndërkombëtare, pasi sipas tij dalin jo serioz para botës.
“Shteti duhet të jetë shumë më serioz sa i përket kontratave ndërkombëtare. Ato duhet të rishikohen mirë të merren parasysh të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zbatueshmerin e tyre. Ne po humbim mjete financiare kot. Po dalim jo serioz para botës dhe po i shkaktojmë qytetarëve të Kosovës humbje të mëdha financiare. Kjo vjen vetëm për shkak që Qeveria , respektivisht përgjegjësit nuk janë nivel të detyrave që ju takojnë”, tha Topalli.
Për të parandaluar dëmin financiar që mund të vijë nga padia e AXOS, Qeveria në mbledhjen fundit ka marrë vendim për t’i ndarë 150 mijë euro, mjetet këto për mbulimin e shpenzimeve për ekspertiza profesional.
Këto mjete janë prezantuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në njërën nga mbledhjet e Qeverisë.
“Ju prezantoj për aprovim vendimin për ndarjen e mjeteve e financiare në shumë prej 150 mijë euro , për mbulimin e kostos për ekspertiza profesionale në çështjen AXOS GMBH, për kontestin, privatizimit i PTK-së që lidhet me vlerësimin e dëmit dhe ekspertiza në fushën e legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar . Deri më tani ecuria e ndërtimit e mbrojtjes dhe grumbullimit të dëshmive është duke shkuar sipas agjendës së planifikuar dhe sido që të jetë në njërën nga mbledhjet në vijim do të prezantojmë një raport të detajuar të gjithë procesit të mbrojtjes nga palët mbrojtës në kontest”, kishte deklaruar Stavileci.
Jo serioziteti dhe pa aftësia për të menaxhuar një kontratë të lidhur qysh më herët, Telekomin e Kosovës e ka sjell afër falimentimit.
Vendimi i fundit i Arbitrazhit, ka obliguar Telekomin e Kosovës që t’i paguaj Z Mobile mbi 30 milionë euro.
Telekomi i Kosovës deri më tash nuk e ka bërë asnjë hap përpara në respektimin e kontratës bazë me Dardafon.net L.l.c , e as nuk ka respektuar vendimin e Arbitrazhit të ICC-së dhe çdo ditë është duke humbu dhjetëra mijëra euro shtesë për mos fillim të zbatimit të vendimit të arbitrazhit.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...